Kanë dalë para pak çastesh rezultatet e Exit Poll-eve të para për zgjedhjet që u mbajtën këtë të diel në Itali.
Sipas tyre në krye të rezultateve është “Fratelli d’Italia” e Giorgia Meloni me 23.5% të votave.
Pas ndjek Partia Demokratike e së majtës me 20.3% të votave. “Lëvizja 5 yjet” vjen me 16.1% të votave dhe e katërta “Lega” e Salvinit me 9.6% te votave.
Giorgia Meloni duket se do të jetë kryeministrja e re e Italisë, duke u bërë kështu e para grua që do të marrë këtë post.
Ishin 51 milionë italiane që kanë të drejtë vote. Deri në orën 19.00 kishin votuar 51.2%, një shifër pak më e ulët se zgjedhjet e 2018-ës. Qendrat u mbyllën në orën 23.00.