Bota Dalin exit poll, rezultate surprizë të zgjedhjeve në Francë. Melenchon: E majta...

Dalin exit poll, rezultate surprizë të zgjedhjeve në Francë. Melenchon: E majta shpëtoi Republikën

Kanë dalë parashikimet e para të exit poll mbi raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë.

Ndryshe nga sa pritej, në vend të parë është renditur Fronti i Ri Popullor, një koalicion i partive të majta që parashikohet të marrë nga 175 në 205 vende në Asamblenë Kombëtare me 577 anëtarë.

Në vend të dytë është koalicioni i Presidentit Emmanuel Macron llogaritet të marrë nga 150 në 175 te vendeve në parlament.

Zhgënjen Bashkimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen parashikohet të marrë 115 në 150 të mandateve.

Pjesëmarrja llogaritet diku te 67%.

Lideri Frontit të Ri Popullor, Melenchon ishte i pari që komentoi për exit poll-et: “Francezët votuan sipas ndërgjegjes së tyre dhe ne fituam. Edhe një herë e majta e ka shpëtuar Republikën”. Dhe më pas ai sulmoi Macron: “Ai është i mundur, tani mjaft justifikime, ne jemi gati të qeverisim”

Në Francë, 76 kandidatë siguruan vendet e tyre në parlament që në raundin e parë, duke përfshirë 39 nga Bashkimi Kombëtar dhe 32 nga aleanca e majtë, Fronti i Ri Popullor. 2 kandidatë nga lista e qendrës së Macron fituan gjithashtu vendet e tyre që në raundin e parë.

Racizmi dhe antisemitizmi kanë dëmtuar fushatën elektorale, së bashku me fushatat kibernetike ruse dhe më shumë se 50 kandidatë që raportuan se ishin sulmuar fizikisht, një zhvillim shumë i pazakontë për Francën. Qeveria kishte vendosur 30 mijë policë gjithandej vendit në ditën e votimeve.