Bota Dalin imazhet e krimeve të luftës në Afganistan nga ushtarët australianë

Dalin imazhet e krimeve të luftës në Afganistan nga ushtarët australianë

Ministrja e Mbrojtjes në Australi deklaroi se raporti për krimet e pretenduara të luftës nga forcat speciale në Afganistan e kishte bërë atë ‘të sëmurej’, pas pamjeve të publikuara ku tregohet një ushtar i SAS, ndërsa qëllonte një civil të paarmatosur afgan.

Linda Reynolds tha se ishte e tronditur dhe e dëshpëruar pasi hetimi katërvjeçar gjeti prova se trupat speciale australiane kishin vrarë 39 civilë dhe të burgosur të paarmatosur në mënyrë të paligjshme gjatë luftës së udhëhequr nga SHBA.

Mijëra ushtarë të dekoruar tani mund të përballen me heqjen e medaljeve pasi raporti prej 465 faqesh tregon se komandantët që mbikëqyrnin mizoritë nuk mund të mbanin vlerësimet e tyre.

Forca e Mbrojtjes Australiane ka bërë publike këto gjetje pas një hetimi 4-vjeçar për sjelljet e këqija të ushtarëve të saj. Sipas këtij raporti, të paktën 19 ushtarakë duhet të hetohen nga policia për vrasjen e të burgosurve, fermerëve apo civilëve nga viti 2009 në 2013.

Hetimi i drejtuar nga Gjeneral Majori Paul Brereton përfshin dëshmitë e mbi 400 personave dhe ka gjetur prova të tmerrshme.