10 orë negociata nuk arritën ta bindnin Ramiz Muçollarin të dorëzohej tek forcat RENEA. 62-vjeçari, i cili që prej orës 23:00 të së premtes qëndronte i mbyllur në banesën e tij, u ekzekutua nga forcat RENEA pas shkëmbimit të zjarrit që pati me efektivët e forcës elitë të policisë.
Muçollari me vete kishte këtë armë. Fotoja u publikua nga Ministria e Brendshme pas ekzekutimit të tij.
Po ashtu, u publikua edhe kjo foto nga aksioni i forcave speciale RENEA.
Siç duket edhe nga fotoja, Muçollari kishte municion të madh me vete, duke rrezikuar kështu jetën e efektivëve. Para se të mbyllej në shtëpi, ai plagosi gruan e djalin. Plumba lëshoi edhe mbi policinë lokale të Maliqit.