Kanë dalë detaje të reja nga atentati me armë ndaj dy policëve në Vlorë mbrëmjen e kësaj të premteje.
Dy efektivët, njëri i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë me inicialet A. B dhe tjetri N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë janë qëlluar nga një automjet në lëvizje tip “Volkswagen”.
Punonjësit e policisë kanë qenë jashtë orarit të punës dhe po lëviznin me makinën e tyre private tip “Audi” në lagjen “Partizani”.
Ndaj dy policëve është qëlluar nga një makinë në ecje. Në vendngjarje janë gjetur pesë gëzhoja.
Për fat efektivët e policisë nuk kanë marrë lëndime.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe as identiteti i autorëve.
Forca të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.