Aktualitet Dalin PAMJET/ Detaje nga atentati ndaj dy policëve në Vlorë: Makina u...

Dalin PAMJET/ Detaje nga atentati ndaj dy policëve në Vlorë: Makina u qëllua në ecje

Kanë dalë detaje të reja nga atentati me armë ndaj dy policëve në Vlorë mbrëmjen e kësaj të premteje.

Dy efektivët, njëri i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë me inicialet A. B dhe tjetri N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë janë qëlluar nga një automjet në lëvizje tip “Volkswagen”.

Punonjësit e policisë kanë qenë jashtë orarit të punës dhe po lëviznin me makinën e tyre private tip “Audi” në lagjen “Partizani”.

Ndaj dy policëve është qëlluar nga një makinë në ecje. Në vendngjarje janë gjetur pesë gëzhoja.

Për fat efektivët e policisë nuk kanë marrë lëndime.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe as identiteti i autorëve.

Forca të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.