Skena dramatike në Brazil, pas rrëzimit të një avioni të kompanisë VoePass që kishte 62 persona në bord, mes tyre 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë ekuipazhi.
Departamenti lokal i zjarrfikësve konfirmoi përplasjen e avionit në oborrin e një vile në qytetin e Vinhedo, ndërsa presidenti brazilian Lula da Silva, i tronditur tha nga një aktivitet i partisë së tij në jug të vendit se gjasat janë që të gjithë pasagjerët e avionit kanë vdekur.
Breaking: A Voepass airlines plane has crashed near São Paulo, Brazil. The cause of the crash is unclear. pic.twitter.com/NKqm86Bo12
— PM Breaking News (@PMBreakingNews) August 9, 2024
Sipas autoriteteve, avioni u rrëzua në Recanto Florido pranë një autostrade, rreth 80 kilometra nga qendra e shtetit të Sao Paulo.
Nuk ka ende asnjë konfirmim se si ka ndodhur aksidenti ka thënë linja ajrore në një deklaratë.
Ndërkohë, pamjet nga vendi i rrëzimit tregojnë rrënojat e djegura të avionit që është bërë shkrumb e hi.
BREAKING: VIDEO OF CRASH SITE OF COMMERCIAL AIRPLANE CRASHES IN RESIDENTIAL AREA IN BRAZIL pic.twitter.com/iArmS1VvKE
— Sulaiman Ahmed (@ShaykhSulaiman) August 9, 2024
Sipas linjës ajrore, avioni i modelit ATR-72, me vetëm 14 vite fluturime mbi shpinë, po udhëtonte brenda Brazilit nga Cascavel në aeroportin më të madh të vendit, Sao Paulo-Guarulhos.