Pas thuajse një viti, kanë dalë rezultatet e Censit të Popullsisë dhe Banesave në Shqipëri.
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, deklaroi se në Shqipëri janë zyrtarisht 2412113 banorë e 755 950 familje.
Këto të fundit me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje.
Bazuar në të dhënat e mbledhura në vend numërohen 82 mijë e 529 banesa.
“Kam nderin, kënaqësinë e privilegjin që sot të ndaj me ju rezultatet e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023. Një proces kompleks, por i domosdoshëm. Është një fotografi e çastit që i referohet datë 18 Shtator të organizuar nga Instituti i Statistikave. Gjatë 3 dekadave të fundit në demografinë e vendit kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme. Ky aktivitet ofron informacion thelbësor për matjen e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm, për matjen e çdo vendi në familjen e madhe evropiane. Rezultatet do të përdoren që statistikat të bëhen pjesë e sistemit evropian në të ardhmen. U realizua pas disa sfidave, të tërmetit, Covid apo kriza e luftës e impaktuan. Grumbullimi i punonjësve nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim, për të mbuluar çdo metër katror pavarësisht terrenit malor apo zonave të populluara. Trokitja në dyert e qytetarëve, shumë raste edhe disa herë. Transmetimi i qartë i pyetjeve, telefonata për probleme të hasura, orë të gjata pune për të realizuar një proces gjyqësor. Ky proces solli shumë inovacione me armatën prej 7 mijë punonjësish“, deklaroi Dhuli.
Këto rezultate krahasuar me ato të vitit 2011, janë më të ulëta. Vendi ynë ka 409 831 banorë më pak se 13 vite më parë.
Ky është Censi i 12-të në historinë e matjes së popullsisë së 100 viteve.