Kanë dalë rezultatet e para nga votimet në primaret e PD-së për Tiranën. Në kutitë e para që janë hapur ka një rivalitet mes mjekut Ilir Alimehmeti dhe deputetit Belind Këlliçi. Por ky i fundit është shkëputur me vota nga Alimehmeti që është ndjekësi më i afërt. Ndërsa kandidatët e tjerë kanë marrë vota të papërfillshme.
Kështu në degën 5 të kryeqytetit, Alimehmeti ka marrë 289 vota. Ai ndiqet Këlliçi me 204 vota. Në vend të tretë është Gerti Bogdani me 140 vota. Pas tyre renditen Julian Deda me 21 vota, Adriana Kalaja me 20 vota, Enkelejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi me nga 2 vota.
Ndërsa në degën 3 për Tiranën kishte një tjetër rezultat. Aty udhëhiqte Këlliçi me 190 vota ndërsa Alimehmeti kishte 180 të tilla. Gerti Bogdali kishte marrë 57 vota i ndjekur nga Enkelejda Fejzo me 6 vota, Adriana Kalaja me 4 vota, Julian Deda me 3 vota dhe Fatmir Merkoçi me asnjë votë.
Belind Këlliçi ka vijuar të thellojë rezultatin përballë kundërshtarëve në degën 4 për primaret e PD në Tiranë. Belind Këlliçi ka marrë 289 vota, ndërsa Alimehmeti 160 vota.
Belind Këlliçi është shkëputur nga kundërshtarët me shumë vota para kundërshtarëve në degën numër 1 në kryeqytet. Në këtë degë Këlliçi ka marrë 286 vota, ndërsa Ilir Alimehmeti 159.
Belind Këlliçi ka marrë shumicën dërrmuese të votave në degën 6-të.
Në përfundim të numërimit rezulton që Këlliçi ka marrë 557 vota, i ndjekur nga Gerti Bogdani me 346 vota dhe Alimehmeti me 54 vota.
Në degën dy mjeku Alimehmeti kryeson përballë rivalëve me një diferencë të ngushtë përballë Belind Këlliçit.
Në këtë degë Alimehmeti ka marrë 270 vota, ndërsa Këlliçi 266 vota.