Dallëndyshe Bici nuk do të jetë më në krye të Kadastrës. Ajo u emërua këtë të mërkurë nga kryeministri Rama si drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Bici rikthehet në këtë detyrë, duke zëvendësuar Ervin Hoxhën, i cili sot mori zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm.
Nga muaji gusht i vitit 2014 dhe deri në muajin mars 2023 Bici punoi si kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Deri më sot ajo ka drejtuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
Ndërkohë mësohet se është liruar nga detyra drejtoresha që zëvendësoi Ilir Beqajn te Saspac dhe janë hapur aplikimet për kandidaturat e reja.