Politika Dallëndyshe Bici refuzon mandatin, Plarent Ndrecaj zëvendëson Arben Ahmetajn në Kuvend

Dallëndyshe Bici refuzon mandatin, Plarent Ndrecaj zëvendëson Arben Ahmetajn në Kuvend

Në vend të Arben Ahmetajt, në Parlament do të ulet Plarent Ndrecaj. Dallëndryshe Bici, e cila ishte në radhë pas Ahmetajt ka refuzuar që të marrë mandatin, e për pasojë i hapet rruga juristit Ndrecaj, që renditej i treti në listë.

Në letrën që i ka dërguar kryekomisionerit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Bici argumenton se nuk do të marrë mandatin për shkak të angazhimit që ajo ka si Drejtoreshë e Kadastrës.

“Nga sa më sipër, ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qendror”, shkruhet ndër të tjera në shkresë.