Politika Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK

Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK

Damian Gjiknuri është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së ish-ministrit socialist në SPAK.

Gjiknuri u paraqit në SPAK edhe të premten e kaluar, kur iu përgjigj interesit të prokurorëve lidhur me një kallëzim të bërë prej tij në 2017 kur ishte ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kallëzimi i ish-ministrit u bë për abuzime në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, pas shkeljeve të konstatuara nga një raport auditi i ministrisë së Infrastrukturës.