Kryesore Danielsson në Tiranë: Luftë kundër krimit dhe korrupsionit, të bindni në qershor

Danielsson në Tiranë: Luftë kundër krimit dhe korrupsionit, të bindni në qershor

Një tjetër përpjekje nga ndërkombëtarët për të gjetur një zgjidhje për situatën politike që ka përfshirë vendin.

Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson, ka nisur takimet me krerët e politikës shqiptare.

Në zyrën e BE, ai ka pritur kreun e PD-së, Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Më herët, Danielsson u takua me kryeministrin Rama.

Takimi me Ramën ka zgjatur edhe 20 minuta më shumë se sa ishte parashikuar, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe ambasadori Soreca.

Edhe pse nga Kryeministria nuk ka pasur asnjë deklaratë në lidhje me takimin, ka qenë Danielsson ai që me anë të një postimi në Twitter shkruan shkruan se Shqipëria duhet të vazhdojë në reformat dhe të luftojë krimin dhe korrupsionin, për të qenë gati në qershor për nisjen e negociatave.

“Bisedë shumë e hapur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, mbi situatën aktuale politike dhe reformat, Shqipëria duhet të vazhdojë reformat në të gjitha fushat, në veçanti, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të paraqitur kështu një situatë bindëse në qershor, kur shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian do të shqyrtojnë progresin e Shqipërisë”, shkruan Danielsson.

Para një jave në Tiranë ishin edhe eurodeputetët, të cilët i përqendruar takimet e tyre te djegia e mandateve të opozitës, por në fund u larguan të zhgënjyer pasi nuk arritën mundësinë që palët të negocionin.