Danimarka do të heqë përdorimin e maskave dhe do të lejojë tifozët të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit të Kampionatit Evropian në Kopenhagë nën një marrëveshje për të lehtësuar rregullat e bllokimit.
Vendi nordik ka shmangur një valë të tretë COVID-19 qëkur vendosi masa të ashpra që në dhjetor. Aktualisht vendi është rihapur pasi normat e infeksionit kanë rënë. Me marrëveshjen e re, 25.000 tifozë do të lejohen të ndjekin ndeshjet e Kampionatit uvropian.
Sidoqoftë, Shoqata Daneze e Futbollit (DBU) për transmetuesin “TV2” bëri të ditur se nuk ishte gati për pritur 25.000 tifozë në stadiumin kombëtar kur Danimarka luan ndeshjen e saj të parë kundër Finlandës të shtunën.
Maskat nuk do të jenë më të detyrueshme nga 14 Qershori, përveç udhëtarëve që marrin transportin publik. Qeveria gjithashtu do të lejojë që restorantet dhe baret të zgjasin gradualisht orët e tyre të hapjes.