Kryesore DASH: Do të ketë zyrtarë të tjerë “non grata”. Disa do të...

DASH: Do të ketë zyrtarë të tjerë “non grata”. Disa do të njoftohen edhe privatisht

Duket se sanksionet ndaj ish-zyrtarëve apo dhe zyrtarëve në Shqipëri nuk do të në ndalen vetëm me emrat ish-deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi për ABC se sanksionet ndaj ish-zyrtarëve apo dhe zyrtarëve në Shqipëri do të vijojnë.

DASH shpjegoi se vendimet ndaj të korruptuarve mund të njoftohen edhe privatisht për personat nën akuzë. Kjo nënkupton, se mund të ketë politikanë, zyrtarë dhe aktorë të tjerë non-grata, që publiku nuk ka ose nuk do të ketë dijeni për këtë vendim ndaj tyre.

Zëdhënësi  për Evropën dhe Euroazinë në DASH, Ryan Ëalsh, sqaroi: “Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të përdorë këtë autoritet dhe të gjitha mjetet e disponueshme për të luftuar korrupsionin në nivel global. Në varësi të rrethanave të veçanta, disa emërtime bëhen publikisht, ndërsa të tjerët privatisht”.

Në përgjigjen e DASH, bëhet e ditur gjithashtu se, sanksionet prekin dhe familjarët e personave non grata.

Mos përshtatshmëria vlen edhe për anëtarët e ngushtë të familjes, dhe ligji gjithashtu kërkon që Sekretari i Shtetit t’i caktojë publikisht ose privatisht këta zyrtarë dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë. Emërtimet nuk janë të kufizuara në kohë.