Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi propozon që partitë opozitare të garojnë në një listë të vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Shehi u shpreh se pjesë e listës të jenë edhe lëvizjet e reja politike, përfshi ajo e zonjës Topalli.
“Një listë unike ka një vlerë morale. Të gjitha partitë në një vend. Edhe partitë e reja? Të gjitha, të gjitha. Unë do të isha shumë i lumtur, do t’i bëja ftesë dhe atyre që sot disa i konsiderojnë armiq. Hajdeni kjo është dita. Duke filluar nga Topi e deri tek Topalli. Unë do ta bëja me kënaqësi të madhe, po përvec kësaj unë do t’i rreshtoja në një listë unike”, tha Shehi në Përballë.