Florjan Binaj ishte sot i ftuari special i emisionit “Në kurthin e Piter Panit”, ku ndau disa informacione mjaft të këndshme për jetën personale dhe dashurinë.
Duke qenë se dje ai festonte 15-vjetorin e lidhjes me partneren Sadina, Flori nuk u shpëtoi dot disa pyetjeve për të.
Aktori u pyet për dashurinë me shikim të parë dhe përgjigja e tij ishte kjo:
“Unë nuk besoja që kishte dashuri me shikim të parë deri sa pashë Sadinën para 15 viteve dhe kur e pashë, të gjitha mendimet që kisha në kokë më thanë: Kjo është, kjo është!”
Megjithatë Flori foli edhe për dashurinë me shikim të dytë, dhe ajo për të është kolegu Xhoda.
Interesit të fëmijëve për të ditur a është xheloz aktori, nuk i shpëtoi dot këtë mbrëmje aktorit i cili pranoi në publik se është i tillë.
“Patjetër që jam xheloz sepse të gjithë kemi xhelozi dhe ca e shfaqin ca jo, unë kam një xhelozi të kujdesshme, ose përkushtim. Pa xhelozi nuk ka dashuri”, u shpreh aktori.
Ai gjithashtu, tregoi se i ka shumë qejf fëmijët dhe dëshiron të jetë babai i 5 fëmijëve.
“Vdes të kem shumë fëmijë, 2 i kam dhe dua të kem dhe 3 të tjerë, dua të kem 5 fëmijë…”
Ti ke shumë vite që bën rolin e policit tek “Portokallia”. Si i ke marrëdhëniet me policinë, merr shumë gjoba?
“Këto vitet e fundit i kam shumë të mira marrëdhëniet, po më përpara policia më kishte shumë inat”.
Duke qenë se aktori imiton një pjesë të politikanëve nuk munguan dhe pyetjet për ata.
Kush e ka kokën më të madhe ti apo kryeministri?
“Kokën më të madhe e ka ai që ka bërë këtë pyetjen…”
A jeni xheloz?
“Patjetër që jam xheloz, sepse të gjithë kemi xhelozi, disa e shfaqin disa jo, por unë kam xhelozi të shëndetshme. Pa xhelozi nuk ka dashuri”.
Aktori dhe partnerja u njohën në ambientet e Liceut Artistik, ku Flori i cili ishte në vitin e fundit, ra në dashuri me shikim të parë me Sadinën e cila ishte në vitin e parë, dhe mendonte se ishte e huaj.