Shkencëtarët dhe psikologët gjithmonë janë munduar ti japin zgjidhje pyetjes: “Çfarë është dashuria?”.
Në 1980, psikologu amerikan Robert Stenberg, zhvilloi një teori rreth dashurisë që përfshinte 3 pika (Intimitetin, pasionin dhe angazhimin). Sipas tij këto ishin 3 pikat kryesore në të cilën mbështetej kjo ndjenjë që është kaq e përfolur në këngë, filma, poezi etj.
Më pas këtyre 3 çështjeve ju shtuan dhe 4.
Këto më poshtë janë 7 llojet e dashurisë sipas Stenberg:
1- Pasion: Kjo është dashuria në të cilën dy persona nuk njihen mirë me njëri tjetrin por tërheqja midis tyre është shumë e fortë dhe e dukshme. Nuk kanë shumë karakteristika të përbashkëta por vazhdojnë qëndrojnë me njëri tjetrin. Sipas psikologut kjo lloj dashuria ka shumë pak mundëso që të kthehet në diçka serioze me kalimin e kohës.
2- Pëlqimi: Në këtë lloj dashuria njerëzit janë të lidhur nga interesa të përbashkëta dhe mund të jenë gjithmonë vetvetja. Sipas Stenberg kjo është më tepër një lidhje që kthehet në shoqëri.
3- Dashuri boshe: Njerëzit që përjetojnë këtë lloj dashurie zakonisht e trajtojnë atë thjesht si një angazhim nuk e vazhdojnë sepse kanë dëshirë po ndjenjë. Me kalimin e kohës kjo gjë mund të ndryshojë dhe të shfaqen ndjenjat.
4- Dashuri e zakonshme: Është e njohur nga shumë prej jush. Është lloji më i përhapur i një lidhjeje. Ndodh kur dy persona kanë shumë tërheqje midis njëri-tjetrit dhe e çojnë angazhimin e tyre në martesë dhe në krijimin e një familje.
5- Dashuria romantike: Kjo dashuri përfshinë pasion dhe intimitet. Dy personat që janë në këtë lidhje ndihen shumë mirë në shoqërinë e njëri tjetrit por nuk janë gati të marrin hapa të tjerë.
6- Dashuria që të shoqëron gjithë jetën: Kjo dashuri përfshin dhe angazhimin dhe intimitetin por ka mungesë pasioni. Psikologët thonë që me kalimin e viteve kjo dashuri mund të kthehet në perfeksion.
7-Dashuri e përkryer: Kjo ka 3 llojet kryesore që përmendëm dhe ne fillimin e artikullit, pasion, intimitet dhe angazhim. Jo gjithmonë këto tre karakteristika janë të barabarta, por e rëndësishme është që janë të trija bashkë.