Extra Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës, Flori Mumajesi zbulon “sekretin” e...

Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës, Flori Mumajesi zbulon “sekretin” e Shkëlzenit (VIDEO)

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë në një ceremoni të mbajtur në një agroturizëm në Shijak, mes personazheve nga bota e artit, kulturës, televizionit dhe politikës

I ftuar ishte edhe këngëtari Flori Mumajesi i cili zbuloi se Shkëlzeni i thërret me përkëdheli Arminës “topoxhixho”. Mumajesi më pas këndoi “Me fjalë të vogla”.

Pas kërcimit të parë të Arminës dhe Shkëlzenit, fjalën e mbajti ish-kryeministri Sali Berisha.

“Arben dhe Mimoza, të dashur Armina dhe Shkëlzen! Në dasma nuk duhen fjalime, ndaj dua të them vetëm dy fjalë. Nga zemra uroj Arminën dhe Shkëlzenin që kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare sonte në këtë ceremoni, me miqtë dhe të afërmit e tyre”, tha ndër të tjera Berisha.

Ndërsa gazetari Arben Mevlani mbajti një fjalim edhe me doza humori në dasmën e të bijës.

Gazetari uroi lumturi për dyshen si dhe theksoi se nuk e kishte ditur kurrë që do të bëhej krushk me Sali Berishën.

“Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë s’e dija”, tha ai.