Planifikimet e pothuajse një vit, shkuan dëm: lulet e freskëta që do të mbushnin vendin, tabelat e vogla me emrat në secilën prej 190 tryezave dhe padyshim, rregullimet e bëra fustanit të nuses.
Ajo që nuk kishte planifikuar çifti spanjoll Alba Diaz dhe Daniel Camino ishte se dasma e tyre madhështore, në fund do të mbahej në dritaren e apartamentit, me komshinjtë rreth e rrotull që brohoritën kur dy të dashuruarit thanë: “Po, dua”. Ceremonia e improvizuar e Diaz dhe Camino u kthye në momentin e shndritshëm të një jave të zymtë për Spanjën, kur numri i vdekjeve dhe infektimeve nga koronavirusi është rritur me ritme marramendëse.