Për trajnerin tonë të kombëtares, italianin Xhani De Biazi, Edi Rama është një njeri i hapur dhe i zoti.
Në intervistën e dhënë për gazetarin Mentor Nazarko në ‘konica.al’ ai thotë se nuk është e lehtë të drejtosh Shqipërinë, por Rama po e bën këtë.
Le të hyjmë pak në politikë…Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryeministri Rama. Presidenti i Federatës tha se ai kupton shumë mirë politikën pasi merret çdo ditë me të. Pse atëherë Kryeministri është gjithnjë atje ku jeni ju, në këto ceremonira?
Mesa duket, nga kjo pikëpamje, ka simpati për mua…
Është edhe tifoz i Italisë…?
Po, është dhe tifoz i Italisë, por në atë ndeshje do të jetë tifoz kuqezi, jo i Milanit, por i Shqipërisë. Besoj se ai i qëndron shumë pranë Kombëtares sonë, është një nga tifozët që mezi pret që ne t’i vëmë stërkëmbëshin Italisë dhe që të vazhdojmë deri në fund me këtë ëndërr.
Ka bërë ndonjë gjë të veçantë si qeveri për futbollin?
Sipas meje, po, përtej sportit ka bërë shumë si politikan, ka dhënë një prerje shumë serioze të qenit kryeministër i një vendi jo të lehtë si Shqipëria. Ka bërë një punë të madhe me mendjegjerësinë e tij dhe ka dhënë një impuls shumë të rëndësishëm. Jashtë vendit perceptohet si një person shumë i hapur dhe i zoti.
E kam parë tek “Invasioni barbariche”, Corriere della Sera javën e kaluar, fliste në mënyrë entuziaste për projektin e Boerit për ristrukturimin e sheshit Skënderbej, ndaj mendoj se deri tani Kryeministri ka punuar shumë mirë.