Ndër sekretet e këtij Napoli është edhe Rino Gattuso. Tekniku ka fituar konfirmimin në stol, sipas presidentit Aurelio de Laurentiis: “Ne u takuam para finales, biseduam si zakonisht. Nuk do të kemi asnjë problem për të konverguar idetë tona. Ne u kuptuam menjëherë. Gattuso pati një efekt të menjëhershëm në këtë ekip, i cili është shumë i fortë për mua. Ne kemi qenë anti-Juventusi në këto vite, për atë që kemi fituar dhe për atë që rrezikuam të fitonim”.
Por para se të përqendrohej te Gattuso, De Laurentiis kishte bërë një përpjekje për të marrë trajner Allegrin: “Unë kam një zakon, bëj vlerësime të gjera para vendimmarrjeve. Kam dashur të dëgjoj si Allegrin, ashtu edhe Gattuso. Telefonova së pari Allegrin, me të cilin kam pasur një lidhje të drejtpërdrejtë, për vite me rradhë. Kur i bëra ofertën, ai u tregua i sinqertë dhe më tha: Aurelio, unë dua të pushoj akoma. Mos u ndal, sepse ke realizuar një projekt të jashtëzakonshëm. Ne të dy e duam njëri-tjetrin. Pastaj vendosa të qëndroj pak i qetë. Telefonova Rino, siç pritej, dhe ai erdhi në Romë. Biseduam dhe tani jemi këtu”.
Në “vrapimin” e fundit të sezonit, Napoli do të përpiqet të vazhdojë aventurën e tij në Ligën e Kampionëve, të zërë vendin e katërt në Serie A: “Nuk është e thjeshtë, por jo e pamundur. Distanca është e konsiderueshme, por Napoli që fitoi Kupën e Italisë mposhti Lazio, Inter dhe Juventus njëri pas tjetrit. Do të përpiqemi, sepse vendi i katërt do të ndryshonte skenarët e ardhshëm. Ne nuk e dimë se çfarë konteksti ekonomik na pret, as parametrat që do të imponojë prirja e tregut për blerjet. Duke llogaritur të të ardhurat nga Champions-i, do ta largonim këtë ankth nga vetja”.