Matthijs De Ligt vazhdon ta shohë veten me fanellën bardhezi të paktën në të ardhmen e afërt, duke snobuar interesin e klubeve të mëdha. Nga grumbullimi me kombëtaren e vendit të tij, mbrojtësi holandez deklaroi për ESPN se nuk ka informacion që kërkohet nga Barcelona.
“Jam shumë i lumtur tek Juventusi. Edhe nëse performancat e ekipit ishin më të ulëta se në vitet e mëparshme, ndihem mirë në fushë dhe i vlerësuar nga të gjithë. Jam mirë, si “peshku në ujë”. Nuk ia kam idenë nëse drejtuesit e Juventusin do të më linin të largohesha. Ka shumë klube që kanë probleme financiare, por duhet të pyesni klubin tim. Nuk e di nëse Barcelona interesohet vërtet për mua, por nuk mendoj për klubet e tjera, sepse nuk ka kuptim.”
De Ligt analizon sezonin e fundit në aspektin personal.
“Ka qenë një sezon i vështirë fizikisht dhe mendërisht, me ulje-ngritje. Isha jashtë për një kohë të gjatë, pastaj u ktheva dhe u infektova me COVID-19. Nëse tri javë më parë do të më kishin garantuar se ne do të fitonim Kupën e Italisë dhe do të kualifikoheshim në Champions League, do të isha i lumtur.”
Nga përvoja italiane, te grumbullimi në përfaqësuese në prag të Europianit, turne të cilin do ta luajë krah de Vrij, mbrojtësit të Interit.
“Kam luajtur tri ndeshje me të dy vjet më parë, jashtë fushës jemi miq të mirë. Mendoj se plotësojmë njëri-tjetrin, jemi të ngjashëm, por gjithashtu dhe pak ndryshe… Unë nuk e kam bërë vaksinën. Nuk është e detyrueshme. Rreziku i infeksionit është gjithmonë. Mundohem të kontaktoj me sa më pak njerëz jashtë ekipit kombëtar të Holandës”.