De Ligt është transferuar para pak javësh javësh tek Juventus, por është kthyer që tani në një idhull të tifozëve bardhezi, të cilët presin me padurim ta shohin në krah të Giorgio Chiellini-t.
Holandezi nuk e ka patur të vështirë të përshtatet me ambientin e ri, siç ka pranuar në një intervistë të dhënë për “Tuttosport”: “Ndihem shumë mirë me shokët e skuadrës, janë me të vërtetë simpatikë, mësoj shumë prej tyre çdo ditë. Ka shumë lojtarë me eksperiencë dhe kjo gjë më bën të lumtur”.
Nivel i lartë – “Më ka befasuar niveli i të gjithëve. Do ta kem shumë të vë shtirë të jem titullar me lojtarë kaq të fortë, por unë do të bëj më të mirën e mundshme”.
Ronaldo – “Cristiano nuk ka qenë arsyeja kryesore pse kam zgjedhur Juventus-in. Ka patur shumë faktorë që më kanë shtyrë të vendos për bardhezinjtë. Më pas është e bukur kur një lojtar i madh si ai të thotë diçka, por nuk ka qenë arsyeja kryesore”.
Kampionët e së shkuarës – “Sapo kam ardhur këtu, nuk mendoj për legjendat e klubit. Natyrisht, unë e di se pritshmëria për mua është e madhe, por nuk mendoj për këtë. Kërkoj të jetoj momentin, të punoj për t’u përmirësuar çdo ditë, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Mbrojtja më e mirë në botë – “Nuk e di nëse jemi më të fortët në botë. Kemi lojtarë të mirë, duhet të luftojmë të gjithë, më pas në qendër luajnë vetëm dy. Gjithsesi, nuk e di nëse jemi grupi më i mirë në botë”.