Aktualitet DEA, në Shqipëri për luftën kundër drogës

DEA, në Shqipëri për luftën kundër drogës

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve ka njoftuar një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë.

DEA i bën thirrje kujtdo që ka dijeni në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e parave nga droga të ndajë informacioni duke dhënë edhe numrat e kontaktit.

Në njoftimin nga Ambasada Amerikane thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

“DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Sipas njoftimit, të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, përfundon njoftimi i ambasadës.