Komisioni Europian i ka dhënë Turqisë dhe Gjermanisë gjashtë muaj kohë për të arritur një kompromis në mosmarrëveshjen e tyre mbi recetën dhe origjinën e doner qebapit, raporton Economist.
Para disa kohësh, Turqia paraqiti një aplikim për të regjistruar specialitetin e saj më të njohur në Bashkimin Evropian. Ankaraja ka kërkuar rregulla shumë specifike se sa të holla duhet të jenë fetat e mishit të donerit, nga çfarë duhet të përbëhet mishi dhe se duhet të ketë një “standard specifik” në prodhimin e tij.
Por Gjermania protestoi kundër propozimit të Turqisë, duke e pretenduar si pronë të saj ushqimin e shijshëm, i cili në fakt identifikohet me turqit.
“Qebapi është pjesë e Gjermanisë. Të gjithë këtu duhet të jenë në gjendje të vendosin vetë se si e përgatisin atë”, tha ministri federal i ekonomisë bujqësore me origjinë turke, Cem Ezdemir. Por dhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier e quajti doner qebapin një “pjatë kombëtare gjermane” gjatë vizitës së tij në Turqi në prill.
Ndaj, “Komisioni Europian u ka dhënë palëve gjashtë muaj për të arritur një kompromis,” thuhet në raportin e The Economist.
Nëse Turqia dhe Gjermania nuk arrijnë një marrëveshje brenda gjashtë muajve për çështjen e doner qebapit, vendimi do të merret nga vetë Komisioni Europian.
Nëse pozicioni i Turqisë miratohet në Evropë, atëherë do të kishte një standard të vetëm të BE-së për atë që mund të quhet doner qebabin, diçka që restorantet dhe dyqanet në të gjithë Evropën do të duhet t’i përmbahen si standard.