Rregullatori europian i barnave deklaroi të martën se përfitimet se përfitimet nga vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit, i tejkalojnë rreziqet dhe se nuk ka asnjë të dhënë që ajo shkakton mpiksje të gjakut.
Shefja e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), Emer Cooke tha se ky organizëm vazhdon t’i qëndrojë besnik vendimit të saj për miratimin e vaksinës.
“E dimë se shumë njerëz pësojnë mpiksje gjaku në BE. Por ne duam të përcaktojmë nëse këto incidente shkaktohen nga vaksina ose nga shkaqe të tjera. Ndërkohë që hetime vijojnë ne jemi të bindur se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e COVID-19, i tejkalojnë rreziqet”, tha Cooke.
Rezultatet nga hetimet e Agjencisë Evropiane të Barnave pritet të publikohen të enjten.