Politika “Defender Europe 21”, ambasadorja Kim mirëpret marinsat amerikanë në Shqipëri

“Defender Europe 21”, ambasadorja Kim mirëpret marinsat amerikanë në Shqipëri

Ambasadorja Yuri Kim ka pritur sot ushtarët amerikanë të zbarkuar në vendin tonë, në kuadër të

“Krenare të mirëpres ushtarët amerikanë në Shqipëri, ndërkohë që përgatitemi për stërvitjen më të madhe shumëpalëshe në Ballkanin Perëndimor, të udhëhequr nga SHBA. Defender 21 do të testojë dhe forcojë aftësinë e aleatëve për t’u zhvendosur shpejt, për të luftuar fort dhe për të fituar”, shkruan ambasadorja amerikane në Twitter.

“Defender Europe 21”, nuk do të jetë një stërvitje e thjeshtë e stafit të ambasadës amerikane në Tiranë nga marinsat e SHBA-ve, por një spektakël i vërtetë ushtarak, me pjesëmarrjen e mijëra forcave.

E drejtuar nga Komanda Ushtarake Amerikane në Europë, kjo stërvitje, përfshin pjesëmarrjen e rreth 31 mijë trupave ushtarake, 17 mijë nga të cilat amerikane dhe 14 mijë trupa të tjera nga 26 vende aleate.

Ndërkohë, në Shqipëri pritet të zhvillojnë stërvitje ushtarake 6 mijë trupa amerikane dhe 1 mjete ushtarake, pjesë të aleancës së NATO-s.

Nga burime jozyrtare është mësuar se në këtë stërvitje do të përdoren 18 avionë, 19 helikopterë, 10 mjete detare, 6 sisteme raketash patriot, 1000 automjete mbështetëse dhe mjete të tjera luftarake.