Opozita Deklarata e fortë e Bashës: Nëse nuk realizoj programin, iki nga politika

Deklarata e fortë e Bashës: Nëse nuk realizoj programin, iki nga politika

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë një premtim të fortë lidhur me të ardhmen e tij politike.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Basha theksoi se do largohet nga politika nëse nuk realizon programin që po u prezanton qytetarëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

“Ose unë do të realizoj këtë program që kam përgatitur, ose unë nuk kam më vend në politikë”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së ka përsëritur disa herë se nuk ka koalicion me “republikën e vjetër” pas 25 qershorit.