Histori Deklarata e kolonel Ahmet Zogut kur ishte 27 vjeç: Shqipëria dëshiron njohjen...

Deklarata e kolonel Ahmet Zogut kur ishte 27 vjeç: Shqipëria dëshiron njohjen nga Amerika

Në një gazetë amerikane të 17 qershorit 1922 gjejmë një deklaratë të ministrit të Brendshëm Ahmet Zogu për agjencinë e lajmeve Associated Press. Në atë kohë Zogu ishte vetëm 27 vjeç dhe shihej si përkrahës i zellshëm i njohjes së Shqipërisë nga Amerika.

“Nëse Amerika na njeh dhe dërgon një përfaqësues diplomatik në Shqipëri, – deklaroi Zogu, – kjo do të jetë shtytja më e madhe që mund t’i jepet Shqipërisë.”

“Ne jemi një racë e lashtë dhe krenare. Ne kemi tradita qysh para epokës së Krishterimit. Kemi vuajtur nën thundrën e tiranit. Kemi qenë shtypur si nga popuj aziatikë ashtu edhe nga evropianë. Kemi ëndërruar prej shekujsh për lirinë. Ne jemi raca më homogjene në Ballkan dhe e dëshirojmë me pasion mundësinë për ta vendosur vetë fatin tonë.”

“Amerika, faqet e historisë të së cilës shkëlqejnë nga bëmat e lavdishme për çështjen e lirisë njerëzore, duhet ta njohin Shqipërinë, sepse ky është vend që ka vuajtur me shekuj në skllavëri dhe tani, i rilindur si komb, dëshiron të ruajë lirinë që i është mohuar aq gjatë.”

(Marrë nga: Reno Evening Gazette)