Aktualitet Deklarata fortë e gazetarit: Ambasada e SHBA u jep shtetasve të vet...

Deklarata fortë e gazetarit: Ambasada e SHBA u jep shtetasve të vet një listë me lokale ku s’duhet të hyjnë në Tiranë

Atentati ne Don Bosko

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin “Top Story” komentoi masakrën e “Don Boskos” të ndodhur një natë më parë me pasojë vdekjen e një gruaje të pafajshme dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve.

“Unë e shoh si një histori vetëshkatërrimi i shoqërisë shqiptare. 90% e lokaleve në Shqipëri janë në pronësi të trafikantëve, 90% mos më shumë, çdo shtetas amerikan që vjen në vendin tonë i jepet një listë lokalesh që nuk duhet të shkojnë. Edhe gjyqtarët kanë një listë ku nuk duhej të shkonin në Tiranë. Një pjesë e madhe që nuk iu bindën dhe humbën Vettingun se shkonin pinin kafe duke e ditur se e kishin listën. Kudo ku ulesh rrezikohesh”, tha Bregu.

Gazetarja tregon dinamikën si u vra gabimisht banakierja në lokalin e Fatjon Muratit

Gazetarja Dorjana Bezat ka treguar mbrëmjen e sotme në “Top Story” dinamikën e vrasjes së një dite më parë në “Don Bosko” ku mbeti pa jetë 58-vjeçarja Mimoza Paja.

Ajo tha se autori lëvizte prej dy vitesh me makinë të vjedhur por nuk ishte vënë re nga Policia e Shtetit, situatë e cila kjo lë shumë për të dyshuar.

“Kjo është në kufijtë e një ngjarje terroriste, kishim një sulm me 17 plumba kallashnikovi drejt një bari ku përveç familjarëve të familjes Murati edhe persona të pafajshëm, katër të rinj të plagosur që zgjodhën atë bar për të kaluar një kohë të këndshme duke parë ndeshjen. Aty pranë u afrua një makinë me targa të huaja e cila edhe pse e vjedhur ka qarkulluar prej dy vitesh ne qytet. Autorët e kishin vëzhguar mirë zonën, ka dyshime se terreni ishte përgatitur nga dy persona me motorra. Pas krimit në afërsi të fshatit Bubq kanë lënë makinën e i kanë vënë flakën. Në asnjërën nga rrugët qoftë në Don Bosko qoftë në autostradën Tiranë Durrës s’ka pasur asnjë polic që ri ndalonte dhe tashmë autorët janë të lirë.”