Politika Deklarata kundër Berishës, Alfred Rushaj, SMS grupit: Nuk ka më intervista pa...

Deklarata kundër Berishës, Alfred Rushaj, SMS grupit: Nuk ka më intervista pa koordinimin e partisë

Deklarata e fortë e Jonila Godoles një ditë pasi mori postin si drejtuese e Sekretariatit për të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike, e cila kërkoi që PD të distancohet nga ish kryeministri Sali Berisha ka shkaktuar jo pak zhurmë brenda selisë blu.

“PD duhet të distancohet”, Jonila Godole kërkon largimin e Berishës, deklarata pasqyrohet edhe te ‘Rilindja Demokratike’

Por jo vetëm, deklarata e Godoles u pasqyrua edhe në gazetën Rilindja Demokratike, organi zyrtar i Partisë Demokratike, por pas bujës që shkaktoi, u fshi menjëherë.

Kështu, sipas Top Channel Alfred Rushaj, kreu i ri i grupit parlamentar të PD u ka dërguar një SMS të zgjedhurve të ri.

Ai u kërkon drejtuesve që të mos dalin në intervista mediatike, apo të japin qëndrime për çështje të caktuar, pa u koordinuar më parë me linjën politike të partisë.