Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar lidhur me deklaratat e ish-Kryeministrit Sali Berisha. Në një deklaratë për mediat, ambasada shprehet se qëndrimi i SHBA nuk ndryshon në luftë kundër korrupsionit.
Më tej shtohet lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara
Sipas ambasadës SHBA do të përdorë të gjitha instrumentet që ka në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.
“Midis urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, është ky reagimi nga ambasada e SHBA.