Aktualitet Del ekspertiza për drogën e kapur në Frakull: Brenda thasëve me pleh...

Del ekspertiza për drogën e kapur në Frakull: Brenda thasëve me pleh kishte 485 kg kokainë

Ka dalë ekspertizap e kokainës së zbuluar në Frakull të Fierit në nëntor të vitit të kaluar. Kështu, sipas dokumentit zyrtar, e gjithë sasia e drogës me një peshë prej 485 kilogramësh, ishte kokainë.

Droga, e cila vinte nga Amerika Latine, ishte e futur në 400 thasë me pleh kimik. Ajo u zbulua më 24 Nëntor, në një operacion që çoi në pranga 11 persona.

Në kohën kur u krye operacionin, autoritetet thanë se ishin sekuestruar rreth 430 kilogramë kokainë, por ekspertiza në fakt zbuloi se bëhej fjalë për më shumë.

Nga hetimet rezultoi se ngarkesa e kokainës ishte porositur në Kolumbi në muajin Maj 2022. Kokaina ishte fshehur brenda thasëve me pleh kimik me peshë 24 ton. Më pas, ngarkesa me pleh kimik u nis nga Kolumbia në drejtim të Portit të Pireut në Greqi, dhe më pas me destinacion tranzit në Portin e Barit në Mal të Zi.

Në këtë port, pra në Mal të Zi, porosia u mor nga një shqiptar me kamion. Prej këtej, thasët me pleh kimik që kamuflonin kokainën u dërguan në një banesë në Farkë të Madhe në Fier. Kjo banesë, që shërbente si laborator i kokainës, ishte në pronësi të ish-kryetarit të Komunës së Frakullës, Viktor Çervanaku.

I gjithë itinerari dhe trafiku i kësaj ngarkese u mbajt nën monitorim nga DEA amerikane dhe agjenci të tjera ligjzbatuese.