Ky që shihni në këtë foto është Fatjon Dervishi, 37-vjeçari që u ekzekutua në mesnatë nga persona të paidentifikuar në Katund Sukth të Durrësit.
Ndërkohë ka policia ka sjellë informacion shtesë për këtë ngjarje.
Uniformat blu thonë se nga verifikimet e deritanishme të kryera në koordinim me homologë holandezë rezulton se Dervishi ka qenë i hetuar atje për trafikim të lëndëve narkotike.
Po ashtu, mësohet se deri më tani janë shoqëruar 7 persona. Mes tyre është edhe shoku i Dervishit, i cili në momentin e krimit ndodhej në makinë me viktimën, por nuk u prek nga plumbat.
Po ashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë në rrugën “Maminas – Shijak – Sukth – Sallmone” që është përdorur nga Dervishi para ngjarjes.
Policia njoftoi se ka kryer kontrolle banesash, kqyrje celularësh dhe ka bashkëpunuar me Interpolin për të identifikuar lidhje shoqërore të viktimës me të cilët mund të ketë pasur konflikte jashtë vendit.
“Shërbimet e Policisë, në drejtimin e prokurorit, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për rastin. Konkretisht, deri më tani, në ambientet e Policisë, janë shoqëruar për t’u pyetur mbi rrethana të kësaj ngjarjeje, 7 shtetas (mes tyre shtetasi E. Sh., pasagjer në automjetin që drejtonte 37-vjeçari, në momentin e të shtënave), janë sekuestruar kamerat e sigurisë me pamje nga aksi rrugor “Maminas – Shijak – Sukth – Sallmone” (aksi që kishte ndjekur shtetasi T. D. (M.)), janë ushtruar kontrolle banesash, janë këqyrur celularë, si dhe është bashkëpunuar me ZQK Interpol Tiranën, për të identifikuar lidhje shoqërore të viktimës apo shtetas me të cilët mund të ketë pasur konflikte, jashtë vendit. Gjithashtu, janë sekuestruar automjeti që drejtonte T. D. (M.) dhe 2 celularët e tij, dhe vijon ekzaminimi i hollësishëm i tyre. Nga verifikimet e deritanishme të kryera në koordinim me homologët holandezë, ka rezultuar se shtetasi T. D. (M.) ka qenë hetuar në këtë shtet, për trafikim të lëndëve narkotike”, njoftoi policia.