Royal Mint ka zbuluar monedhën më të madhe ndonjëherë në historinë e saj 1,100-vjeçare. Monedha prej ari ka një peshë prej 10 kg dhe një diametër prej 20 cm dhe mund të arrijë vlerën e 700 mijë paundëve në ankand.
Një nga të ashtuquajturat ‘kryevepra’ të Mint, bazohet në 10 statuja prej guri të cilat ishin vendosur në rrugën për në Abacinë e Westminsterit gjatë kurorëzimit të Mbretëreshës në viti 1953 dhe për ta punuar u deshën 400 orë punë.
Koleksioni i monedhave përkujtimore “Queen’s Beasts” i The Royal Mint’s ka fituar shumë popullaritet që kur modeli i saj i parë u prezantua në 2017 dhe është bërë një nga më të preferuarit midis koleksionistëve të monedhave në të gjithë globin.
“Kjo monedhë përcakton një standard të ri për prerjen, duke kombinuar teknika të vjetra me teknologji inovative për të krijuar një vepër arti unike dhe të bukur. Kjo është monedha më e madhe e krijuar ndonjëherë nga The Royal Mint dhe është dëshmi e ekspertizës, mjeshtërisë dhe aftësive të ekipit tonë”, shprehet kompania.