Del përgjigja e autopsisë së Rezarta Hajdarit e cila u helmua 5 ditë pas dasmës dhe si pasojë humbi jetën.
Në përgjigjen e autopsisë thuhet se Rezarta Hajdari dhe Olsi Hajdari janë helmuar nga monoksidi i karbonit i cili është përhapur si pasojë e prushit që mbanin ne dhomën e gjumit. Përgjigja e autopsisë së Rezarta Hajdarit ka dalë të premten dhe nëpërmjet postës do dërgohet pranë prokurorisë së Elbasanit
Ngjarje u raportua fillimisht si një vetëvrasje, por autopsia e ka rrëzuar këtë pistë. Çifti nga Xhyra e Librazhdit ishin martuar 5 ditë para ngjarjes së rëndë që i mori jetën Rezarta Hajdari. Ata u gjetën në dhomë nga mamaja e Olsit e cila jetonte me çiftin. Ky i fundit u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën dhe pas trajtimit mjekësor kaloi edhe rrezikun për jetën.
Versioni për helmimin nga mangalli për ngrohje nuk u besua nga familjarët e Rezartës të cilët deklaruan se do t’i shkonin deri në fund të vërtetës duke mos pranuar në ceremoninë e varrimit Olsi Hajdarin dhe familjarët e tij.