Sport Del Piero mund të garojë për President të Federatës Italiane të Futbollit....

Del Piero mund të garojë për President të Federatës Italiane të Futbollit. Bergomi: Do të ishte perfekte

Ish-kapiteni i Juventusit dhe kampioni i botës me Italinë, Alessandro Del Piero është gati për rikthimin e madh në futboll. Nuk po flasim për një zbritje në fushën e blertë, por për të sfiduar Gabriele Gravinën për postin e drejtuesit të Federatës Italiane të Futbollit.

Kreu aktual i federatës italiane do të garojë për një mandat të tretë, por orët e fundit po qarkullon emri i Del Pieros si rivali që mund ta mposhtë.

Për momentin nuk ka një njoftim zyrtar, por kandidatura e ish-kapitenit të Juventusit mund të zyrtarizohet brenda pak ditësh.

Sipas La Repubblica, Del Piero tashmë është kontaktuar për të eksploruar disponueshmërinë e tij të mundshme dhe ai ka mohuar tek njerëzit më të afërt se e ka refuzuar propozimin.

Me pak fjalë, ai është i vendosur të pranojë sfidën me kushtet e duhura. Nuk dihet ende se kush do ta mbështesë, por sigurisht një ish-futbollist i nivelit të tij, kampion bote në vitin 2026 me Italinë e Lippit, do të ketë lobues të fuqishëm pranë vetes.

Pas tij mund të jetë një pjesë e madhe e trajnerëve dhe kulbeve të Serisë A, pasi liga shpesh ka përfunduar në luftë me Gravinën. Në veçanti, mbështetësi më i madh i Del Pieros do të ishte Claudio Lotito, një nga armiqtë më të zjarrtë të Gravinës.

Rikthimi eventual i Del Piero-s, vetëm 50-vjeçar do të ishte lëvizja e parë në botën e futbollit që kur ai vari këpucët në gozhdë në vitin 2014.

Beppe Bergomi, kampion bote në vitin 1982 komentoi kandidaturën e mundshme të Alex Del Piero për presidentin e FIGC duke thënë se “do të ishte perfekte”.

“Unë e njoh mirë Alex sepse punojmë së bashku. Unë e di se çfarë është mendimi i tij, e di se si e sheh futbollin, ai është një djalë i përgatitur, ai dëshiron të bëjë mirë. Po të ishte kështu do të ishte e shkëlqyer, sepse unë jam personazh i thellësisë dhe kulturës. Do ta mirëprisja, tani që është 50-vjeç ai është gati”, tha ish-mbrojtësi i Italisë.