Alessandro Del Piero flet për herë të parë rreth mundësisë së kthimit tek Juventusi në rolin e një drejtuesi të lartë.
Emblema e skuadrës bardhezi për rreth dy dekada, ka konfirmuar zërat që e shohin në rolin e zëvendëspresidentit.
Roli i zëvendëspresidentit: “Pa dyshim që ka shumë thashetheme. Nuk dua të them “po” ose “jo”, nuk jam gati të jap një përgjigje, sepse është një gjë e madhe, por pa dyshim që zemra ime është aty.”
E gjithë karriera si bardhezi: “Kam qenë tifoz i Juventusit edhe para se të luaja për Juven dhe kalova nëntëmbëdhjetë vjet në klub. Kam jetuar krizën e vitit 2006 dhe e di që rindërtimi i një ekipi kërkon shumë kohë.
Kur nuk luan në Champions League, humb shumë mundësi, u deshën vite për të fituar përsëri një trofe, por nuk jam penduar kurrë për zgjedhjen time.”
Ana emocionale: “Gjithmonë e shikoj atë që ndodh me Juventusin me një vizion tjetër, duke u përpjekur të mbaj mënjanë anën emocionale, por është shumë e ndërlikuar.
Dënimi: “Ka shumë mundësi që të kthehen 15 pikët”.