Është zbardhur urdhri që ka firmosur prokurorja Elona Alvora për ekzekutimin e vendimit ndaj Ervin Salianjit, i cili është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.
Për shkak se Salianji mban statusin e deputetit, urdhri i është dërguar edhe Kuvendit të Shqipërisë.
Të tjera institucione që e kanë marrë urdhrin janë edhe Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës. Kjo e fundit është ngarkuar për arrestimin e Salianjit.
Po ashtu në shkresë thuhet se Ervin Salianji do ta kryejë dënimin në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.