Emisioni “Opinion” ka publikuar videon e momentit të atentatit që tronditi Vlorën mesditën e së hënës ku u ekzekutuar Bledar Birçaj.
Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme makina e viktimës ka qenë duke kaluar në zonën e Lungomares, kur i është prerë rruga.
Dy autorët, të veshur me të zeza, kanë dalë nga makina e tyre, duke qëlluar me breshëri ndaj viktimës.
Pasi autorët janë tërhequr, personi që ende nuk është identifikuar, i cili shoqëronte 40-vjeçarin është larguar nga mjeti.
Një moment ai ka kthyer kokën pas, e më tej ka vijuar rrugën. Autorët kanë hipur në makinë dhe janë larguar.