Një aeroplan i vogël me 10 persona në u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë midis Moskës dhe Shën Petersburgut. Sipas Rosaviatsia, agjencia federale ruse e transportit ajror, e cituar nga mediat ruse, në listën e pasagjerëve ishte edhe themeluesi i mercenarëve të “Wagner”, Evgeny Prigozhin.
Sipas shërbimeve ruse të urgjencës “nuk ka të mbijetuar” nga aksidenti. Sipas kanalit Gray Zone në Telegram që ka publikuar shpesh lajme pranë Wagner, “avioni i llojit Embraer Legacy 600 me numër regjistrimi RA-02795, i cili i përkiste Yevgeny Prigozhin, u rrëzua nga zjarri i mbrojtjes ajrore nga Ministria e Mbrojtjes Ruse”.
Pamjet e publikuara në rrjetin social X tregojnë momentin e rrëzimit të avionit privat me të cilin udhëtonte Prigozhin, aksident që i kushtoi jetën vetë shefit të Wagner-it dhe 10 personave në bord.
An Embraer Legacy 600 Business Jet going by RA-02795 which is Registered to Leader of the Wagner PMC Group, Yevgeny Prigozhin has reportedly Crashed in the Tver Region of Russia to the Northwest of Moscow resulting in the Death of all 4 who were Onboard; it is currently Unknown… pic.twitter.com/HFeBRKQMUx
— OSINTdefender (@sentdefender) August 23, 2023
Yevgeny Prigozhin është kreu i grupit mercenar Wagner, të cilin ai e themeloi në 2014. Një biznesmen i pasur me precedentë kriminalë, ai njihej si “kuzhinieri i Putinit” sepse siguronte shërbime për Kremlinin.
Në qershor ai udhëhoqi trupat e tij në një rebelim jetëshkurtër, pasi ata morën kontrollin e qytetit jugor rus të Rostov-on-Don dhe u zhvendosën drejt Moskës, me qëllim largimin e udhëheqjes së lartë ushtarake.
Megjithatë, Prigozhin ndaloi përparimin pas negociatave me Kremlinin, të cilat u ndërmjetësuan nga udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko. Sipas një marrëveshjeje për t’i dhënë fund kryengritjes, akuzat kundër Prigozhin u hoqën dhe atij iu ofrua një lëvizje në Bjellorusi. Që atëherë ai ka mbajtur një profil të ulët, edhe pse një video e publikuar pak ditë më parë sugjeronte se ai ishte në një shtet afrikan.