Mediat ekuadoriane në qytetin Guayaquil kanë publikuar pamjet e shqiptarit Ergys Dashi që u ekzekutua me armë mbrëmjen e së shtunës brenda një restoranti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në veri të qytetit.
#ACTUALIZACIÓN: Video donde relatan el ingreso de los atacantes en el restaurante Grilling, frente al Mall del Sol en la ciudad de Guayaquil.
Se recomienda discreción ante las imágenes. pic.twitter.com/2M8e0kuHMU— La Clave (@LaClaveNoticias) January 23, 2022
Në këto foto të rënda të publikuara nga shtypi ekuadorian, duket trupi i pajetë i shqiptarit të rrëzuar përtokë pasi është ekzekutuar me armë.
Në fotot e tjera janë momente pak çaste pak atentatit. Në kohën kur ndodhi vrasja, restoranti ka qenë me klientë të shumtë.
🚨 SICARIATO dentro del Restaurante Grilling ubicado diagonal al Mall del Sol en el norte de #Guayaquil.
Los sicarios intentaron ingresar con la excusa de entregar unas flores y ante la negativa del guardia, lo amenazaron e intimidaron con arma de fuego y lograron entrar. pic.twitter.com/OhmrKk3px0
— 🇪🇨 CUPSFIRE (#QuédateEnCasa 🏠) (@Cupsfire_gye) January 23, 2022
Një vajzë 26-vjeçare që ishte ulur pranë tavolinës së 33-vjeçarit Ergys Dashi mbeti e plagosur si pasojë e të shtënave me armë.
Klientë të tjerë të cilët kanë qenë në restorant, i thanë policisë së Ekuadorit se ishin dy persona ata që morën pjesë në vrasje dhe më pas u larguan me motor.
Njëri prej tyre, ekzekutori, hyri brenda restorantit me një buqetë me lule. Ai pretendoi se kishte për të dorëzuar porosinë. Por kur stafi i restorantit i kërkoi pasaportën e vaksinimit, autori e kërcënoi me armë njërin nga kamarierët dhe shkoi deri te tavolina e Ergys Dashit duke e qëlluar me armë. Hetuesit kanë gjetur në vendngjarje më shumë se 20 gëzhoja.