Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule është është qëlluar me vezë në hyrje të GJKKO, këtë mëngjes.
Dule ishte duke hyrë në ambientet e Gjykatës së Posaçme ku do të mbahet gjyqi për Fredi Beleri, i cili kërkon leje për t’u betuar.
Në media ka dalë edhe videoja ku Dule sulmohet me vezë teksa hyn në ambientet e SPAK.
Në video dëgjohet i shkëputur një debat nga autori i këtij sulmi ndaj deputetit Dule i cili mes të tjerash i thotë. “Do e hash dhe ti supën. Do ikësh si ata këlyshët e Serbisë”.
Vangjel Dule zgjodhi të mos reagojë pas këtij incidenti dhe të futet në ambientet e SPAK ku zhvillohet dhe seanca e radhës për Fredi Belerin.