Politika Delegacioni i Bashkimit Europian: Çfarë presim nga lidershipi i ri PD

Delegacioni i Bashkimit Europian: Çfarë presim nga lidershipi i ri PD

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Delegacioni i BE thotë se respekton vendimin e Bashës, ndërsa thekson se vendi ka nevojë për opozitë të fortë që t’i kërkojë llogari qeverisë dhe se pret që lidershipi i ri ta luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE.

Delegacioni i BE: “Ne respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si Kryetar i PD-së. Si çdo demokraci tjetër, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë.

Ne presim që lidershipi i ri ta luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE si qëllim themelor të veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe duke mbështetur reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Delegacioni i BE.