Kryesore Delina Ibrahimaj jep vendimin: Qeveria ka shkarkuar Safet Gjicin

Delina Ibrahimaj jep vendimin: Qeveria ka shkarkuar Safet Gjicin

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

E pyetur nëse qeveria mban përgjegjësi për një kryetar bashkie qe përfaqëson Partinë Socialiste dhe që kryen veprime të pahijshme në zyrën e shtetit, Ibrahimaj u përgjigj se tashmë është vendosur shkarkimi i tij.

“Sot Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm të”, u shpreh Ibrahimaj.

SPAK ka nisur procedim penal për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Kjo ka ardhur pas shfaqjes së një video në rrjetet sociale, ku Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit.

Gjici vet ka pranuar që me vajzën që është shfaqur në video ka pasur një marrëdhënie intime prej disa kohësh, por nënvizon se gjesti është i pajustifikueshëm dhe ndaj ka vendosur të dorëhiqet.