Bota Demokrati i famshëm amerikan: Arsyeja kryesore pse Harris humbi ndaj Trump

Demokrati i famshëm amerikan: Arsyeja kryesore pse Harris humbi ndaj Trump

Pas humbjes dërrmuese të demokratëve në zgjedhjet e javës së kaluar në SHBA, senatori i pavarur Bernie Sanders vuri në dukje zhgënjimet në rritje midis klasës punëtore të vendit, duke përmendur pabarazinë ekonomike dhe lakminë e korporatave si faktorë kyç.

“Ky është realiteti, klasa punëtore në këtë vend është e zemëruar dhe ata kanë arsye të jenë të zemëruar”, tha Sanders për CNN.

Senatori i Vermontit e bëri këtë deklaratë pas zgjedhjeve në të cilat republikanët morën kontrollin e Senatit dhe ndoshta Dhomën e Përfaqësuesve, dhe nënpresidentja aktuale dhe kandidatja demokrate Kamala Harris humbi ndaj rivalit republikan Donald Trump.

“Nuk duhet të jetë një habi e madhe që Partia Demokratike, e cila ka braktisur njerëzit e klasës punëtore, kupton se klasa punëtore i ka braktisur ata,” tha Sanders.

Ai ka paralajmëruar më parë se Partia Demokratike duhet të trajtojë realitetet më të gjera ekonomike me të cilat përballen amerikanët.

“Ne jetojmë në një ekonomi ku njerëzit e pasur po ecin fenomenalisht mirë, ndërsa 60 për qind e njerëzve tanë jetojnë nga paga vertëm për të paguar(detyrimet),” tha Sanders.

Së fundi, ai theksoi nevojën për politika që mbështesin punëtorët, duke përfshirë rritjen e pagës minimale dhe zgjerimin e kujdesit shëndetësor.

Trump fitoi një fitore dërrmuese kundër Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit, duke tejkaluar shumë 270 votat elektorale të nevojshme për të marrë Shtëpinë e Bardhë.