Të tjera probleme në sulm për Barcelonën. Katalanasit të cilët në këtë sezon kanë vuajtur shumë në repartin e avancuar fillimisht me dëmtimin e Messit, më pas me atë të Dembele, për të vazhduar me mungesën e Suarez e për të ardhur të dëmtimi i fundit muskulor që ka pësuar Antoine Griezmann.
Sulmuesi francez i cili e nisi si titullar sfidën ndaj Valladolid nuk u rikthye më në fushë në pjesën e dytë për shkak të një lëndimi në këmbën e djathtë dhe siç bën të ditur klubi blaugrana, kampioni i botës me Francën në Rusi 2018 e ka mbyllur para kohe këtë sezon dhe mund të kthehet i gatshëm vetëm për sfidën e kthimit në raundin e 1/8 ndaj Napolit në fillim të muajit gusht.
Në këtë sezon të parë në La Liga me Barçën Griezmann është aktivizuar në 35 ndeshje teksa ka shënuar dhe 9 gola.