Sport Dëmtohet Mbappe, ylli francez humb derbin e Madridit

Dëmtohet Mbappe, ylli francez humb derbin e Madridit

Dëmtimet te Real Madrid këtë fillim sezoni, duket se nuk kanë fund.

Një tjetër lojtar i është shtuar listës së infermierisë. Afrimi i merkatos së verës, Kylian Mbappe, u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Alaves në kampionat dhe do të jetë jashtë për të paktën tre javë.

Real Madrid ka konfirmuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë të lojtarit, i cili do i nënshtrohet fazës së rikuperimit.

Mbappe do të humbasë derbin e kësaj fundjave, ndaj Atletico Madrid, sfidë e planifikuar për tu luajtur të dielën. Francezi do të humbasë gjithashtu edhe ndeshjet ndaj Lille në Ligën e Kampioneve dhe Valladolid në kampionat.

Real Madrid ka vuajtur shumë prej dëmtimeve gjatë kësaj periudhe, pasi ka humbur lojtarë të rëndësishëm si Camavinga, Militao, Alaba, Diaz dhe Ceballos.