Një 37-vjeçar ka humbur jetën pasi është dëmtuar nga një trajler në Krujë.
Ngjarja ka ndodhur në një pikë grumbullimi mjetesh. 37-vjeçari ka marrë dëmtime shumë të rënda dhe nuk ka mbijetuar dot.
“Më datë 14.02.2024, në ambientet e një pike grumbullimi mjetesh (automjete/mjete pune), shtetasi B. L., duke drejtuar një mjet trajler, ka dëmtuar shtetasin J. B., 37 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.
Ndërkohë shoferi i trajlerit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Po ashtu, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.